“Tronditëm kulturën e pandëshkueshmërisë”, Dumani: Nuk më shqetësojnë sulmet nga Berisha e Meta…

by Nexhat

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një intervistë televizive, tha se prokurorët flasin me punë dhe jo me fjalë

“Mënyra më e mirë e komunikimit është puna e prokurorit. Puna jonë flet vetë”, u shpreh Dumani për emisionin “3D” të Alban Dudushit

banner

Ai u shpreh se tashmë SPAK ka dhënë prova se askush nuk është imun ndaj ndjekjes penale, duke theksuar se Prokuroria Speciale  ka tronditur kulturën e pandëshkueshmërisë”

“Rezultatet tona janë tregues i qartë i suksesit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK ka një bilanc pozitiv: 150 milionë euro asete të sekuestruara dhe konfiskuara. Prokuroria Speciale nuk ka dy standarde, pasi hetimi bazohet vetëm te ligji dhe provat”, tha Dumani, duke iu përgjigjur kështu edhe akuzave që i drejtohen pothuajse çdo ditë se SPAK vepron me dy standarde, veçanërisht sa i takon ndjekjeve penale apo hetimeve për politikanët.

Por sa e shqetësojnë sulmet politike, kreun e SPAK?

Dumani thekson se deklaratat dhe sulmet politike nuk e shqetësojnë, ndërsa thekson se fokusi ynë është ligji dhe lufta ndaj korrupsionit.

“Është hera e parë që i dëgjoj deklaratat. Kam informacion, sepse stafi i ngushtë më informon. Por vetë, për shkak të kohës së kufizuar që kam në dispozicion, pasi është e mbushur e tëra me punë, nuk kam kohë që të merrem e që ti ndjek. Jemi të vëmendshëm ndaj denoncimeve për afera të dyshuara për korrupsion nga kushdo që bëhen. Pjesën tjetër nuk kam kohë që t’i ndjek me zë dhe figurë. Unë kam një qëndrim indiferent ndaj deklaratave të tilla. Çdo ditë e jetës sime që kur kam futur këmbët në organin e prokurorisë, është që kujdesem që të zbatoj ligjin. Sulmet politike nuk parapëlqej t’i komentoj. Jam shumë i ftohtë ndaj këtyre deklaratave politike. Është zgjedhja ime që ti anashkaloj”, tha Dumani.

Në vijim ai shprehet se ka zgjedhur të mos i përgjigjet retorikes politike, ndërsa thekson se çdo pasuri e tij është e verifikuar në detaje në një proces hetimi administrativ rigoroz nga institucionet e vetingut.

Në këtë mënyrë Kreu i SPAK i ka dhënë përgjigje edhe akuzave që i janë bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë të opozitës, përsa i takon pasurive që ka Altin Dumani.

“SPAK nuk është Altin Dumani, por është përpjekja e përbashkët e të gjithë prokurorëve dhe stafit.  Sot, SPAK është plotësisht operacional, dhe pavarësisht bilancit pozitiv, ka ende vend për përmirësim”, u shpreh Dumani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy