Drenusha dhe Atilla ‘pajtohen’ për hatër të fëmijëve

by Merita

Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një moment të papritur dhe emocional, kur ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, e surprizoi me një darkë speciale.

Ky takim, që zuri vend në shtëpinë më të famshme në Kosovë, erdhi pas një periudhe të gjatë konfliktesh publike mes tyre.

banner

Drenusha dhe Atilla, dikur një çift i njohur në mediat rozë, kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave të ndërsjella për dhunë dhe presion, që çuan në ndarjen e tyre të bujshme. Megjithatë, në këtë takim të rrallë, ata treguan se marrëdhënia mes tyre ka hyrë në një fazë të re, më të qetë dhe të sinqertë, për hir të dy fëmijëve të tyre.

Darkën e shoqëroi një bisedë emocionale mes ish-partnerëve, ku të dy pranuan gabimet e së kaluarës dhe u shprehën të vendosur për të krijuar një klimë pozitive për fëmijët. Atrilla tha se kishte ardhur për të treguar mbështetjen e tij ndaj Drenushës dhe për t’i dhënë fund ndarjeve të thella që i kishin karakterizuar vitet e fundit.

“Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.

Drenusha, e cila nuk i fshehu emocionet, falënderoi Atrillën për gjestin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tyre si prindër.

Momenti preku shumë shikues, të cilët e vlerësuan si një hap pozitiv drejt pajtimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes ish-partnerëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy