McKee: Nuk pres që SHBA të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

by Merita

Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID.

“Angazhimi ynë, përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës, kanë vazhduar dhe jam e bindur se do të vazhdojnë”, thotë ajo në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

banner

McKee, e cila po viziton Kosovën me rastin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Prishtinë, thekson se prioritetet e USAID-it në të ardhmen do të fokusohen në ofrimin e ndihmës për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike, në tranzicionin drejt një energjie më të gjelbër dhe të rinovueshme dhe në konsumimin e mundësive ekonomike.

Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID, ka folur lidhur me bashkëpunimin e deritashëm me Qeverinë e Kosovës.

Lidhur me shqetësimet e ngritura nga zyrtarët amerikanë për partneritetin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës me Qeverinë Kurti, McKee ka thënë se çdo raport ka uljet e ngritjet e veta, por se partneriteti me popullin e Kosovës ka mbetur i qëndrueshëm dhe i palëkundur.

“Por, gjithashtu mendoj se, nga ajo që kam parë gjatë këtij udhëtimi, ju i kapërceni pengesat ekzistuese dhe identifikoni bazamentin e përbashkët, qëllimet e përbashkëta drejt realizimit të të cilave keni punuar dhe vazhdoni të punoni së bashku, përgjatë qeverive të ndryshme të Kosovës dhe administratave të SHBA-së. Mendoj se, ashtu siç e keni parë gjatë punës sonë, partneriteti ynë, veçanërisht me popullin e Kosovës, ka mbetur i qëndrueshëm dhe i palëkundur”, ka deklaruar ajo.

E pyetur nëse ka pasur raste kur USAID-i është dashur ta ndërpresë përkohësisht bashkëpunimin me Qeverinë Kurti, McKee është përgjigjur se “Ne asnjëherë nuk e kemi ndërprerë punën tonë dhe nuk e kemi ndërmend ta bëjmë këtë”.

“Mendoj se, ashtu siç e keni parë gjatë punës sonë, partneriteti ynë, veçanërisht me popullin e Kosovës, ka mbetur i qëndrueshëm dhe i palëkundur. Politika nganjëherë mund të hedhë hije mbi punën e mirë që ne bëjmë, që populli amerikan dëshiron të bëjë me popullin e Kosovës. Dhe mendoj se, siç e keni parë, prania jonë, programet dhe puna jonë kanë mbetur të pandryshuara”, ka thënë McKee në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Ajo ka folur edhe me pritjet për Qeverinë e ardhshme, duke theksuar se nuk u intereson se kush i fiton zgjedhjet, por që ato të jenë të lira, të drejta dhe transparante.

“Pra, janë qytetarët e Kosovës ata që do t’i zgjedhin prijësit e tyre, ndërsa partneriteti ynë do të sigurojë që zëri i tyre të dëgjohet, votat e tyre të numërohen dhe, pavarësisht se kush del fitues i zgjedhjeve, të funksionojë procesi i lirë dhe i drejtë demokratik. Kjo është mënyra për të siguruar besimin në demokraci, pa marrë parasysh se kush fiton”, ka deklaruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy