Trëndafili i egër, ky çaj magjik i ditëve të dimrit

by Merita

Stina e dimrit që po afron është ideale për konsumimin e çajit të trëndafilit të egër i cili rigjallëron organizmin, e mbron atë nga e ftohura dhe virozat e njëkohësisht lufton shumë probleme të tjera shëndetësore.

Ekspertë të bimëve mjekësore e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit.

banner

Sipas studimeve, ethanoli tek trëndafili i egër shërben si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik. Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit. Kujdes, për diabetikët nuk rekomandohet që çaji i trëndafilit të egër të konsumohet me ëmbëlsues shtesë.

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy