Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar një video nga një mbledhje e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrje të Financave Publike ku deputetët e LVV-së votojnë kundër auditimit të kontratave një burimore në nivel lokal dhe qendror, për 10 vitet fundit.
Bajrami iu përgjigj ministrit të Financave Hekuran Murati, duke i thënë se nuk zmbrapset asnjëherë në lidhje me argumentimin për afro 2 mijë kontrata njëburimore që është raportuar se po hetohen nga Prokuroria
“Hekuran, NË NUK ZBRAPSËM ASNJËHERË. Por, për mua politika nuk është skenë, unë kur reagoj kundër korrupsionit nuk jam në rol, mua askush nuk me shkruan skenar as statuse. Unë bëj detyrën time sipas besimit të qytetarëve, që e kam marrë në pesë palë zgjedhje”, shkroi Bajrami në Facebook.
“Shihe videon: ky nuk është Teatri Kombëtar, as Teatri Dodona, është Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, ku Lëvizja Vetëvendosje e ka shumicën, në këtë mbledhje deputetët e LVV-së kanë votu kundër auditimit të kontratave një burimore në nivel lokal dhe qendror, për 10 vitet fundit”, shtoi ajo.
Bajrami tha se sipas saj “të korruptuarit pa dallim duhet të përfundojnë në burg”.
“Pra për dallim prej teje unë nuk mbroj askënd, sipas meje të gjithë të korruptuarit pa dallim duhet të përfundojnë në burg”