Carlo Ancelotti flet për situatën me lëndime para sfidës me Liverpoolin në mesjavë

by Nexhat

Real Madridi shënoi fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi këtë të diel fitoi me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Leganesit.

Ky rezultat ka bërë që ata të rikthehen sërish në pozitën e dytë në tabelë, duke ngushtuar gjithashtu diferencën me Barcelonën në vetëm katër pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur

banner

Sipas Marca, Carlo Ancelotti foli me kënaqësi për rezultatin përfundimtar të takimit.

“Ne ndryshuam pozicionet e sulmuesve, me Mbappen që qëndronte në krah dhe ai bëri mirë njësoj si Vinicius që luajti në qendër”.

“Ekipi kontrolloi ndeshjen dhe ndjesitë e mira që patëm në ndeshjen ndaj Osasunës ne i konfirmuam edhe sot”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti gjithashtu ka dhuruar një përditësim sa i përket gjendjes shëndetësore të Lucas Vazquez dhe Aurelien Tchouamenit para duelit në mesjavë me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve

“Ne nuk e dimë për ata ende. Do të shohim nëse Lucas dhe Tchouameni mund të rikuperohen për të mërkurën dhe ne do të marrim një vendim”.

Real Madridi u duk mirë ndaj Leganesit ani pse Liverpooli do të jetë një kundërshtar tejet i vështirë, veçanërisht duke ditur se ndeshja do të luhet në ‘Anfield’.

Rikuperimi i Lucas dhe Tchouamenit do të ishte lajm shumë i mirë, ani pse Raul Asencio ka shkëlqyer në dy ndeshjet e tij të para me ekipin e parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy