24
Lille ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligue 1.
Ekipi ku luan ylli kosovar, Edon Zhegrova shënoi fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Rennes, në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit francez.
Dhe, ishte pikërisht Edon Zhegrova protagonisti kryesor i kësaj fitoreje, shkruan Gazeta Express.
Ylli i madh kosovar shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 45-të, duke vulosur kështu formën e mirë në të cilën po kalon.
Kjo fitore e ngrit Lille në kuotën e 22 pikëve në vendin e katërt në tabelë.
Në anën tjetër, Rennes bie në vendin e 15-të me 11 pikë të grumbulluara