KH Rahoveci mbrëmë pësoi humbje në “Mizahir Isma” nga klubi i madh rumun i hendbollit, Minaur Baia Mare.
Takimi u zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, pas ngjarjeve që ndodhën në përballjen mes Rumanisë dhe Kosovës në futboll, më 15 nëntor.
Megjithatë, nga klubi i hendbollit rumun janë ndarë të kënaqur me mikpritjen që iu bë në Kosovë.
“Klubi ynë ka kërkuar masa shtesë të sigurisë dhe mori garanci para ndeshjes se ato do të merren. Pas ndeshjes ekipi ynë ka thënë se njerëzit janë sjellë në mënyrë shembullore dhe se i falënderojnë njerëzit nga Rahoveci për këtë”, shkruan në sajtin zyrtar të klubit Minaur Baia Mare, që vjet ishte në gjysmëfinale të Kupës Evropiane për hendbollistë
Klubi rumun ka shkruar se ndeshja e kthimit, në Baia Mare më 30 nëntor, do të jetë rrëfim për hendbollin dhe se tifozët do të bëjnë pritje të ngrohtë ekipin kundërshtar.
Minaur Baia Mare e mposhti kampionin e Kosovës me rezultat 38:31.