Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

by Nexhat

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho, i ka dhënë fund thashethemeve për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në Turqi.

Tekniku portugez i cili drejtoi Ronaldon në periudhën e artë të Real Madridit duke fituar titullin e La Ligas dhe Copa Del Rey, u përgjigj me shaka kur u pyet nga gazetarët për transferimin e tij të mundshëm në Turqi.

banner

“Lajmet për Cristiano Ronaldon tek Fenerbahce janë qesharake. Cristiano mund të vijë në Stamboll për të ngrënë sepse është në mes të rrugës mes Arabisë dhe Portugalisë”.

“Ose do të vijë për të parë mikun e tij të vjetër Jose, ne mund të hamë në hotelin tim”, ka thënë Mourinho.

Të enjten e kaluar pati shumë raportime në Turqi të cilat pretendonin se Mourinho ka pasur një bisedë telefonike me Ronaldon për ta transferuar atë nga Al-Nassr.

Arsyeja e kësaj telefonate supozohej të ishte që Mourinho ta pyeste Ronaldon nëse është i gatshëm të largohet nga Lindja e Mesme dhe të transferohej tek ekipi i tij në Turqi.

Për më shumë, u raportua se drejtori sportiv i gjigantit turk, Mario Branco, menjëherë ka filluar negociatat me klubin arab për transferimin e portugezit në Turqi.

Sidoqoftë, Mourinho me këtë përgjigje i dha fund të gjitha thashethemeve duke i shuar shpresat e tifozëve të Fenerbahces të cilët duket se një pjesë e tyre kishin besuar në këto raportime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy