PRIZREN/Vdes tragjikisht një 25-vjeçar, i ra një mjet metali në kokë derisa po punonte

by Nexhat

Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e sotme gjatë rinovimit të një ndërtese në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, pasi një mjet metali i ra në kokë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i tha Gazetës Express se vdekjen e punëtorit e konfirmoi “ekipi i urgjencës.

banner

“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, tha ai në një përgjigje me shkrim.

Në vendin e ngjarjes, zëdhënësi i Policisë tha se kanë dalë edhe hetuesit kujdestarë të stacionit dhe Sektori Rajonal i Hetimeve. Për rastin, tha se është informuar edhe inspektori i punës.

“Policia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy