Ana Ejupi ka folur në spektaklin e natës së sotme (e hënë) pas daljes nga shtëpia e famshme.
Ajo ka treguar për gjithë rrugëtimin në BBVK, raportin me Kevinin si dhe për shqetësimet që ka pasur derisa ishte brenda.
Ndër të tjerash, bukuroshja thotë se kur doli jashtë pa se gjithçka ishte në rregull dhe se nuk kishte bërë ndonjë gabim.
“Gjithçka është në rregull. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo fillimisht
“Në fillim kur më ka ardhur mesazhi i motrës time kam qenë shumë e shqetësuar, se kam ditur a jam mirë a keq. Kur kam dalë e kam parë se nuk është asgjë gabim”, theksoi Ejupi.
Ana tutje tha: “Kam qëndruar më shumë për familje. Mesazhet kanë qenë 90 për qind pozitive. Kam marrë shumë dashuri. Malli po më merr më shumë për Kevinin”.
Mes kësaj, Ana shtoi se lidhjen me Kevinin do ta vazhdojë jashtë këtij spektakli.