Del audioinçizimi i drejtorit të RTK’së Rrilind Gërvallës ku e implikon AKI’në që ia përcollën tekstin kundër mediave

by Nexhat

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë e Kosovës për inteligjencë në një nga skandalet më të mëdha. Paparaci ka siguruar audioincizimin e mbledhjes së Bordit të RTK-së, në të cilin dëgjohet Gërvalla duke folur. Thotë se shkrimin ia ka sjellë AKI-ja. Thotë po ashtu se zyrtari që ia ka sjellë atë, ndodhej në Bosnjë në një seminar, ku sipas tij po diskutohej shumë për artikullin e rrejshëm të një portali boshnjak kundër dy mediave të Kosovës. Kjo, audio zbulon lakuriq se si AKI-ja dhe televizioni i kapur nga pushteti përfshihen në një makineri të rrezikshme kundër mediave që i konsiderojnë kundërshtare.

Rilind Gërvalla e ka implikuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) në skandalin e “Slobodna Bosna”.

banner

Drejtori i RTK-së, i lidhur me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka pranuar se lajmi i rrejshëm i pseudo-mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë, i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.

Më 22 korrik, RTK-ja citonte një artikull të “Slobodna Bosna” që shkruante se portali Periskopi është “nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit Milan Radoiçiq”, dhe se së fundmi “është bërë një transaksion miliona dollarësh te Nacionale”.

Sipas Rilind Gërvallës, AKI-ja e drejton një sektor që operon në fushën e sigurisë kombëtare dhe lajmeve të rrejshme, një lëvizje të cilën kryeministri Albin Kurti e ka formësuar si “luftë hibride”.

Ky seksion i AKI-së, thekson Gërvalla, “ka bashkëpunuar rregullisht me RTK-në” e kapur nga pushteti i Kurtit.

Të gjitha këto i ka pranuar Rilind Gërvalla, njeriu i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje që udhëheq me Radio Televizionin e Kosovës, në një raportim të tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të RTK-së më 23 korrik.

Paparaci e ka siguruar audio-incizimin e plotë të mbledhjes, në të cilin Gërvalla ka pohuar se lajmi është përkthyer dhe botuar nga RTK-ja pas konsultimit me një zyrtar të AKI-së.

Ky agjent i AKI-së asokohe supozohet se ndodhej në Bosnjë e Hercegovinë, kujton Gërvalla.

Gërvalla e citon zyrtarin përgjegjës për “seksionin e mediave” në AKI, t’i ketë thënë atij se “lajmi po diskutohet shumë këtu [në Bosnjë e Hercegovinë, v.j]”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy