“Doracaku ka qenë kancer i familjes – Kjo është agjendë ideologjike e pushtetit” – Eman Rrahmani nga “Lista Familja”

by Nexhat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, ka thënë në “Presing” të T7 se doracaku për edukim seksual ka qenë kancer i familjes tradicionale.

Rrahmani nga “Lista Familja”, tha se ndër tjerash se ka qenë fitore tërheqja e këtyre doracakëve.

banner

“Doracaku ka qenë kancer i familjes shqiptare dhe gjitha komuniteteve tjera”, ka thënë ai.

Më tutje, Rrahmani ka thënë se pushtetet e kaluara kanë shtyrë këto agjenda për shkak të servilizimit, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosja thotë se i ka bindje ideologjike që i beson.

“Kjo është një agjendë që ka nisur moti dhe pushtetet e kaluara e kanë pasur nga servilizmi ndaj këtyre agjendave, por duke qenë pjesë e këtij pushteti për katër vjet unë e kam kuptu që kjo është agjendë ideologjike e këtij pushteti që i beson këto vlera”, ka thënë Rrahmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy