“Erdhi dita”, Ymeri: Peci po e thotë që ka ardhur dita për t’i shpërblyer familjarët

by Nexhat

Visar Ymeri, analist tha se reagimet e Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit ndaj subvencioneve ndërlidhen me slloganin e Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2019, e që respektivisht i bie që Peci ka thënë se “erdhi dita me i shpërbly familjarët tanë”, që fillimisht janë lajmëruar e kategorizuar me sektore e tani krijohen bizneset pas ardhjes së tyre.

Ymeri në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini tha se Qeveria aktuale e Kurtit dhe ministrat e tij po e përdorin metodën e fshehjes përmes gënjeshtrës.

“ Skema e Pecit është një prej skemave e përdorur në forma të ndryshme e industri të ndryshme. Këtu e ka gjetë shprehjen, me e plotësu slloganin e VV-së ‘erdhi dita’. Tash Peci ka thënë erdhi dita me I shpërbly tonët, deri tani menxi skemi prit. Jena ba gati I kemi lajmëru me daj e vllazni, ti merri me bujqësi, e ti me diçka. Tash, kur vijmë ne iu nisim bizneset. Janë biznese tëparegjistruara, nisme të bizneseve, ku njeriu e ka pasur veç token, se pastaj ja ka nis biznesit”, tha Ymeri.

banner

Ymeri theksoi edhe shpërqendrimet e shumta që po i përdor Qeveria e Kurtit lidhur me skandalet e fundit.

“Kjo qeveri dhe ministrat e tij, po e përdorin qartazi modelin e fshehjes përmes gënjeshtrës. Përmes shpërqëndrimit të vëmendjes. Kjo ka ndodh, që 3 grantet janë problem, ata thojnë edhe ata më herët për shpërqëndrim, e dyta unë iu kam dhënë atyre, atyre, shikoni ata.  Me krejt duhet me u merr. Por a bën me u merr me vëllaun e Fitore Pacollit, dajen e pastaj me të tjerët. Dyshimi për ndikim politik vjen kur e di që Fitorja është kryetare e komisionit për bujqësisë dhe nga partia në Pushtet”, tha Ymeri.

Ymeri u shpreh se “Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka zbuluar asnjë aferë korruptive nuk e ka zbuluar vetë.”

Madje, Ymeri ka theksuar se Qeveria Kurti nuk duhet të i besohet qoftë edhe nëse thotë se po bie shi, “shkaku që gënjen vazhdimisht edhe kur nuk duhet dhe nuk lejohet”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy