Fahrije Hoti: Me dokumentet e njëjta na dha grant BE-ja, ministri ta marrë përgjegjësinë për ata që s’merituan grante

by Nexhat

Fahrije Hoti nga koorporata bujqësore “Krusha”, që është një nga 200 gratë e fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit që humbën bashkëshortët, djemtë ose të gjithë bashkë gjatë luftës në Kosovë, u shpreh e zhgënjyer që Ministria e Bujqësisë refuzoi t’u jepte grant.

Ajo tha se dokumentacioni i njëjtë me të cilin kishin aplikuar në Ministrinë e Bujqësisë, kishte qenë i mjaftueshëm për Bashkimin Europian që t’i ndihmojë kësaj koorporate, në të cilën punojnë kryesisht gra.

banner

“Nga 2015 në 2024-ën asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë nuk kemi marrë. Nuk kemi qenë përfitues, në asnjë grant. Me përjashtim të Bashkimit Evropian, në kohë pandemie, kur e gjithë bota ka luftuar me pandeminë, neve na është hapur një thirrje nga Bashkimi Evropian, kemi apliku pa e njoftë kurrkënd. Me qeto dokumentet e njëjta. Me qeto dokumentet e njëjta kemi qenë përfitues, në bashkëpunim me Komisionin Evropian ku ka qenë participues edhe kooperativa, edhe Bashkimi Evropian”, tha ajo në një konferencë për media sot.

“Falë donatorëve privatë, falë firmave private, falë njerëzve të vullnetit të mirë që na u kanë bashkuar atëherë, kooperativa sot ka një infrastrukturë të mirë”, tha ajo.

Ajo me të cilën tha se janë krenarë më së shumti, tha se është fakti që “në 9 shtete të Evropës kemi produkte, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Fahrije Hoti i falendëroi konsumuesit e produkteve të tyre. “Ata janë shtylla jonë kryesore e jona, që ne prodhojmë, ata konsumojnë dhe vazhdojmë jetën normale në fshat”.

E pyetur në lidhje me grantet që i përfituan familjarët e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ajo tha se nuk është punë e saj t’i gjykojë të tjerët.

“Unë thashë më herët, nga Bashkimi Evropian, kur ne kemi qenë të kompletuar për këtë grant, besoj që edhe për aty i kemi plotësu (kushtet). Por aty nuk është puna jonë. Është puna e komisionit. Komisioni e ka pa të arsyshme mos me më përkrahë mua. Kush merr, tek merr, është tjetërkush që merret. Unë nuk jam person t’i gjykojë pse ti mundesh e unë nuk mundem”, tha Fahrije Hoti

“Ne nuk kemi bë zhurmë të atillë se pse ne jemi refuzu dhe të tjerët kanë përfitu”, tha ajo.

Për ata që s’e meritojnë të përfitojnë grante, ajo tha “le ta merr përgjegjësinë komisioni bashkë me ministrin”.

“Ne nuk do të dorëzohemi”, tha ajo, duke pohuar se do të aplikojnë sërish.

“Aplikojmë, se në fund të ditës apo në fund të vitit janë taksat tona që i paguajmë këtë shtet”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy