“Golden Sabre 2024”, realizohet ushtrimi i përbashkët nga KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës

by Nexhat

KFOR-i së bashku me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policinë e Kosovës, zhvilluan sot ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2024”.

Gjatë këtij ushtrimi, u testuan procedurat për menaxhimin e turmave dhe reagimin në situata krize

banner

“Ky ushtrim tregoi gatishmërinë tonë për të përballuar së bashku çdo sfidë të sigurisë dhe reflektoi angazhimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për të mbështetur stabilitetin rajonal,” deklaroi komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Gjithashtu, KFOR-i shprehu mirënjohje për mirëkuptimin dhe mbështetjen e komuniteteve lokale gjatë përgatitjeve dhe realizimit të ushtrimit.

KFOR thotë se vijon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes

Në këtë mision, KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, sipas roleve të tyre përkatëse si garantues të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy