“Mund ta humbin pjesëmarrjen në Kupën e Botës për shkak të rumunëve racistë” – gazetarja suedeze e ashpër me UEFA-n

by Nexhat

Rumania mori tri pikë ndaj Kosovës në tavolinë, gjë që vazhdon të kontestohet nga suedezët, ku sot ka shkruar gazetarja Johanna Franden, e cila ka thënë se Suedia mund të humbasë vendin e saj në Kupën e Botës 2026.

Komisioni Disiplinor dhe Etik i UEFA-s gjykoi ndeshjen që Kosova e braktisi për shkak të thirrjeve të rumunëve nga tribunat, duke ia dhënë fitoren Rumanisë me rezultat 3-0 edhe pse rezultati në minutën e 90-të kur ndodhi kjo gjë ishte 0-0

banner

Nga vendimi i UEFA-s, Federata Rumune e Futbollit mori disa gjoba për incidentet në këtë ndeshje.

Rumania e mbylli grupin C2 të Ligës së Kombeve në vendin e parë, me 18 pikë dhe skuadra e Mircea Lucescu, ka shpesa se mund të kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026 .

Ndeshja me Kosovën, megjithatë, ishte ajo që u vendos në zyrat e Komisionit Disiplinor të UEFA-s, i cili analizoi incidentet në Arenën Kombëtare.

UEFA vendosi fitoren e Rumanisë me rezultat 3-0 në “tavolinë”, por Federata Rumune e Futbollit mori një total prej 128,000 euro gjobë, plus do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi të edicionit të ardhshëm të Ligës së Kombeve pa shikues

Federata Suedeze e Futbollit njoftoi se do të apelojë në CAS së bashku me Kosovën, dhe mediumet suedeze vazhdojnë të shkruajnë për këtë gjë.

“Nëse përqendroheni thellë për pesë minuta, do të kuptoni pse tifozët suedezë janë të zemëruar tani për shkak të UEFA-s. Kombëtarja mund të humbasë vendin e saj në Kupën e Botës për shkak të rumunëve racistë”, ka shkruar Johanna Franden.

Ajo tutje, shtoi se FFK duhet ta dëshmojë në CAS se thirrjet “Serbia, Serbia”, nuk janë raciste.

“Kosova do të apelojë në CAS pas vendimit të UEFA-s. Aspekti vendimtar është të arrijmë të dëshmojmë se thirrjet për Serbinë janë raciste” , deklaroi gazetarja Franden

Tutje ajo ka shpjeguar situatën se si veprohet kur ka thirrje raciste nga tribunat.

“UEFA ka një protokoll me tre hapa kur një skuadër vendos të largohet nga fusha duke përmendur thirrjet raciste nga tribuna, por mesazhet nga turma që konsiderohen ‘politike’ nuk janë arsye mjaft të besueshme që një ekip të ketë të drejtën të largohet nga fusha. Në përgjithësi, ata dënohen vetëm me gjobë”.

“Rastësisht, kështu ndodhi edhe kur dy skuadrat u takuan në ndeshjet paraprake të EURO 2024 dhe tifozët rumunë vendosën një pankartë ku shkruhej “Kosova e Serbisë”. (…) Si suedeze, gjithçka që mund të shpresoni tani është se UEFA do të nxjerrë një mësim nga CAS dhe fitorja 3-0 e Rumanisë do të fshihet. Megjithatë nuk kam shumë shpresa”, shkruan gazetarja Johanna Franden në aftonbladet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy