13
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë.
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, na kujtohet se lufta nuk është vetëm për gratë – është për familjet, shoqëritë e lulëzuara dhe të ardhmen e vetë drejtësisë.
Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjë nga ne nuk është vërtet i lirë”, ka shkruar Osmani në rrjetin “X”.