Prindërit e djalit që ndodhej bashkë më 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pas plagëve të marra me thikë, kanë pretenduar se në vendin e ngjarjes nuk ka qenë vetëm autori i dyshuar, por edhe një person tjetër më i rritur.
Pas këtyre aludimeve, policia doli me një njoftim zyrtar kur tha se nuk ka pasur person tjetër, dhe se dyshohet se autor është 14-vjeçari me inicialet M.P.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, ekskluzivisht është publikuar proces verbali i mbajtur nga oficeri pas ngjarjes
Në këtë procesverbal, përveç emrit të të miturit, del edhe një tjetër person, me emrin Kledion
Ngjarja është ende nën hetim, ndërsa ende nuk dihet se cili apo cilët ishin personat që morën në makinë autorin e dyshuar pas ngjarjes, në makinën ku më pas u publikua edhe një foto e të miturit, ku shfaqej me plagë në dorë.
Ndërkohë i pyetur se kush e ka dërguar në shkollë autorin e dyshuar ditën e ngjarjes, babai i tij tha se ka shkuar me taksi.