Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit

by Nexhat

Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin hiç më pak se 599 nxënës.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit 369 nga ta janë meshkuj, ndërkaq 230 femra.

banner

Kurse nga klasa e 10 deri në të 12-n, 214 meshkuj dhe 69 femra, po ashtu u është dashur t’u kthehen bankave shkollore si përsëritës të vitit.

Tutje, sipas të dhënave të dikasterit që udhëhiqet nga ministrja, Arbërie Nagavci, numri i nxënësve që kanë braktisur bankat shkollore është 1.333, shkruan IndeksOnline.

Nga klasa e parë deri në të 12 -n shkollën e kanë braktisur hiç më pak se 1 mijë e 333 nxënës.

E njohësi i çështjeve të Arsimit, Rinor Qehaja thotë se braktisja e shkollës është problematikë e ndjeshme që kërkon zgjidhje.

“Braktisja është problematikë më e ndjeshme që kërkon zgjidhje të targetuar për secilin rast të secilit nxënës. Dhe, për këtë, reagimi më i shpejtë si parandalim është nga vetë komuniteti i shkollave. Fatkeqësisht braktisja nuk po na dëshmohet si problem që ka reduktim dhe aq më pak si problem që po merr vëmendjen e duhur insitucionale”, ka thënë Qehaja

“Numri i nxënsve në përsëritje të vitit mësimor si statistikë nuk prezanton ndonjë ndryshim nga vitet paraprak. Është shqetësues pasi prezanton një dështim në mësim nxënie që meriton një analizë më të detajuar për të kuptuar arsyet, lëndët, instrumentet e vlerësimit dhe mbështetjen e ofruar kundrejt rezultatit të pa mjaftueshëm”, ka theksuar ai.

Institucionet arsimore bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve duhet të kujdesen për pjesëmarrje dhe gjithë përfshirje në arsim cilësor, duke siguruar zhvillimin e fëmijëve brenda potencialit të plotë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy