Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit në mesatare për 200 euro nga java e parë

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti në Vushtrri, ku i siguroi mësimdhënësit për koeficient 150 euro, “në mesatare rritje e pagave për 200 euro që në javë të parë. Ai tha se mësimin gjithëditor do ta bëjnë edhe në pesë komuna të tjera.

“Modelin e mësimit gjithëditor në Kryeqytet, do ta bëjmë në – së paku – 5 komuna të tjera në Kosovë. Orar i plotë në shkollë, shujta të ngrohta, rafte për libra e çantat kilogramëshe që po deformojnë fëmijët tanë”, pohon Abdixhiku.

banner

Abdixhiku zotohet edhe për  digjitalizim të shkollave si dhe për provim kombëtar për mësimdhënësit e rinj, “me qëllim të eliminimit të interferimeve politike dhe jo vetëm në vendet e reja të punës. Mësimdhënësit me poentim të lartë do të alokohen me automatizëm në vendet e hapura të punës”, shprehet ai.

Postimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy