AAK/Pritje madhështore për Haradinajn në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zhvillimit

by Nexhat

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Gjakova. 

Në një tubim madhështor, Haradinaj ka thënë se edhe pse e lënë anash, sot Gjakova radhitet ndër komunat me performancën më të lartë.

banner

“Gjakova e dijes, traditës dhe kulturës, që është dëshmitare historike e trimërisë, sakrificës dhe fitoreve, sot dëshmoi nisjen e kthesës së madhe për vendin. Së bashku me Ardian Gjinin, Pal Lekajn, Lahi Brahimajn, Burbuqe Bakija-Devën, Teuta Haxhiun, Adea Rokën dhe Artan Nimanin, sot kemi prezantuar planin për Kosovën Fituese. Zona Ekonomike Amerikane, projekti që premtonte mijëra vende pune, sot qëndron e braktisur. Rruga Gjakovë-Dollc, e nisur në 2018-ën, është shndërruar në dëshmi të paaftësisë qeverisëse. Për kaq gjatë vite të Kurtit në pushtet, ai nuk e ktheu kokën asnjëherë nga Gjakova. Mirepo Gjakova ia doli me sukses. Edhe pse e lënë anash, sot radhitet ndër komunat me performancën më të lartë dhe kjo falë punës së pashoq të Kryetarit Gjini me ekipin e tij të jashtëzakonshëm”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se Gjakova do të rilindë me Zonën Ekonomike Amerikane. 

“Ne e dimë rrugën drejt suksesit. E dëshmuam me ngritjen e Ushtrisë së Kosovës, me krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes, me taksën 100% për mbrojtjen e prodhimit vendor, projekte e vendime tjera madhore. Plani ynë është i qartë: anëtarësim direkt në NATO, rritje e cilësisë së jetës, pagë mesatare 1000 euro, pagë minimale dhe pensione 500 euro. Gjakova do të rilindë me Zonën Ekonomike Amerikane. Bujqësia do të marrë trefishin e financimit, termocentrali i ri do të sigurojë energji më të lirë, ndërsa fondi special për punësimin e parë të rinisë dhe Pakoja për Mirëqenien e Familjes do të hapin mundësi të reja. Kjo është Kosova që meritojmë – një Kosovë që fiton, zhvillohet dhe ecën përpara me dinjitet”, është shprehur Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy