Bajrami i reagon VV’së për rezervat: Piuna të Kurtit, unë kam qenë në opozitë – Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin

by Nexhat

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit Hekuran Murati lidhur pyetjet e tij se a është intervistuar ndonjëherë Bajrami për zhdukjen e 2.52 milionë kilogramë grurë në vitin 2019.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook thotë se në vitin 2019, MTI është udhëheq nga Qeveria PAN.

banner

Madje, deputetja e LDK’së thotë se asnjëherë nuk ka qenë e ftuar as në cilësi të dëshmitares, pasi thotë se s’ka të bëjë asgjë me këtë rast.

“Prej që Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për tenderët njëburimorë, nga frika po dukeni edhe qesharakë.  Po me përflitni për një rast të vitit 2019, kohë kjo kur unë kam qenë në opozitë dhe MTI është udhëheqë prej Qeverisë PAN. Kurrë në jetë, as në cilësi të dëshmitares s’kam qenë e ftuar nga hetuesia për këtë rast (përkundër dëshirës së Hekuranit) sepse s’kam pasë asgjë të bëj me rastin”.

Tutje, Bajrami thotë se Kurti e takoi vjehrrin e personit të dënuar për këtë rast.

“Të gjithë ata që dëshirojnë me ditë e dinë se për këtë rast është dënu biznesmeni turk, Bahadir Aksoy, nga kompania “Universal Foods”, si dhe është bërë është bërë kompensimi i tërë dëmit në Thesarin e Republikës së Kosovës.

E ju piuna të Albinit Kurtit, të ligës së pestë, kish qenë mirë më tregu se qysh Albin Kurti, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, përkundër këtij rasti ka pranuar në takim vjehrrin e Bahadir Aksoy, Ahmet Çalikun, pronarin e kompanisë private turke “Çalik Holding”.”.

Bajrami ka akuzuar kryeminsitrin Albin Kurti për mashtrim, pasi sipas saj edhe ai është i përfshirë në korrupsion.

:Pa asnjë dyshim, Kryeministri Kurti është kryemashtruesi. Ai është i përfshirë edhe në korrupsion

Albin Kurti ka qenë dhe është në dijeni prej ditës së parë për gjithë krimin dhe korrupsionin që është zhytë Qeveria e tij. Ai ka qenë dhe është në dijeni dhe ka raporte ditore për krimet e Martin Berishajt, për krimet e Nagip Krasnqit, për krimet me rezervën shtetërore dhe me korrupsionin e blerjes së librave, për grantet për familjarë.

Duke qenë në krye të Qeverisë, Albin Kurti i ka miratuar herë në heshtje e shpesh herë edhe publikisht, duke iu dalë në mbrojtje zyrtarëve të korruptuar”, tha ai.

Tutje, Bajrami thotë se për të mbuluar skandalet, pushteti po shpif për diçka që ka ndodhur më 2019 e 2020, kur unë isha deputete e opozitës.

“Në kohën kur Prokuroria Speciale është duke hetu dhe zbulu gjithë krimin dhe korrupsionin, liga e pestë e piunëve të Albin Kurtit kanë nisur të bërtasin e piskasin. Po shpifin se hajnia është tjetërkund e jo të Albin Kurti, Nagip Krasniqit, Martin Berishaj, Rid Muharremi etj.

Tani më funksion të mbulimit të skandaleve e korrupsionit dolën dhe shpifën për diçka që ka ndodhur më 2019 e 2020, kur unë isha deputete e opozitës.

Por të vërtetën nuk mund ta heshtni, është më e zëshme se të gjithë ju bashkë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy