Jude Bellingham ka diskutuar mbi atë se përse i ka humbur buzëqeshja duke luajtur futboll para takimit të Real Madridit ndaj Liverpoolit.
Nesër (e mërkurë), kampioni në fuqi Madridi do të luajë në ‘Anfield’ ndaj Liverpoolit të cilët momentalisht po udhëheqin tabelën e Ligës së Kampionëve pasi kanë fituar katër ndeshje.
Në ndërkohë, të besuarit e Carlo Ancelottit janë të pozicionuar në vendin e 20-të, pasi kanë fituar dy ndeshje dhe i kanë humbur po aq në katër ndeshjet e tyre të para.
Gjatë konferencës për shtyp, 21-vjeçari zbuloi se atij i është rikthyer buzëqeshja pas një vere të vështirë pas përfundimit të Euro 2024
“E kam humbur buzëqeshjen duke luajtur për Anglinë pas përfundimit të Kampionatit Evropian pasi jam ndjerë i keqtrajtuar në krahasim me çfarë kam kontribuar”
“Buzëqeshja është rikthyer tani. Mendoj se ishte pak e tepruar ndaj meje, ndoshta më erdhi pak keq për veten”.
“Mendoj se kam kontribuar në disa momente tejet të mëdha, por ndihem sikur e tërë bota është shembur në kokën time, veçanërisht tri ditë pas finales. Nuk ishte një ndjenjë e mirë”, ka thënë Bellingham.
Bellingham gjithashtu pati një përgjigje ndaj raportimeve se ai nuk dëshiroi të fliste për mediat në Gjermani.
“Ajo ishte raportuar në një mënyrë për ta bërë të duket se unë jam fajtor, por nuk ka të bëjë me këtë”.
“Unë kisha disa probleme personale mbi atë se ku kishin shkuar gazetarët për të parë pjesëtarët e familjes sime kur unë isha në Gjermani, tek gjyshërit e mi”, përfundoi ai