Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim

by Nexhat

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritikat e presidentes Vjosa Osmani ndaj qeverisë ku ajo bën pjesë, përfshirë këtu marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

Gërvalla gjatë një paraqitje publike të martën, nuk është përgjigjur në pyetjet e “Rtv 21”.

banner

“A është e vërtetë që po luhet bixhoz me aleatët ndërkombëtar siç ka thënë presidentja?” – është pyetur fillimisht Gërvalla.

“Kemi ardhë në konventën e industrisë së drurit dhe është kënaqësi…” – u përgjigj ministrja e Punëve të Jashtme.

Sërish, ajo u pyet se cilat janë raportet me amerikanët, ku tha:

“…dhe është kënaqësi të shohësh zhvillimin e jashtëzakonshme të kësaj pjese të industrisë sonë edhe me që jemi në këtë konventë…Për të tjerat flasim”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy