KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut në veri

by Nexhat

KFOR-i ka bërë të ditur se ka kryer patrulla rutinë në Zubin Potok në veri të Kosovës.

Në një njoftim në llogarinë zyrtare në Facebook, KFOR-i thekson se patrullat u realizuan nga ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja.

banner

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Misioni i KFOR-it është i paanshëm dhe i koordinuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thotë KFOR-i.

Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO zhvilluan patrulla rutinore në Zubin Potok të Kosovës.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy