Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtënant Bashkim Jashari, uron Ditën e Ushtrisë

by Merita

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uron të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.

Në urimin e tij Komandanti i FSK-së shpreh respekt dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së për kontributin dhe angazhimin e pakursyer që janë duke e dhënë.

banner

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë.

Angazhimi i juaj meriton falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme, pasi vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.

Faleminderit të gjithëve për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e palodhshme që jeni duke e bërë për ngritjen dhe avancimin e FSK-së.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy