Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit

by Merita

Gjykata Themelore e Pejës ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve, të cilët ishin arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës në Manastirin e Deçanit, nën dyshimin se kanë shkruar në tabela të një veture “Kosova është Serbi”.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

banner

Ata po dyshohen për kryerjen e veprës penale “Nxitje te urrejtjes”.

Lidhur me arrestimin e tyre, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte njoftuar se vetura është hasur gjatë një feste ortodokse në Manastirin e Deçanit.

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, kishte thënë Gashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy