Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit

by Nexhat

Gjykata Themelore e Pejës ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve, të cilët ishin arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës në Manastirin e Deçanit, nën dyshimin se kanë shkruar në tabela të një veture “Kosova është Serbi”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

banner

Ata po dyshohen për kryerjen e veprës penale “Nxitje te urrejtjes”.

Lidhur me arrestimin e tyre, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte njoftuar se vetura është hasur gjatë një feste ortodokse në Manastirin e Deçanit.

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, kishte thënë Gashi./betimiperdrejtesi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy