18
Dy persona janë arrestuar të hënën në mëngjes në Prizren, pasi sipas Policisë së Kosovës, janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë, në poligonet e armëve.
Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur e sekuestruar mbi 13 mijë e 300 fishekë me gas të kalibrit 9×19.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si kontrabandim me armë.