Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me protestën e mbajtur nga opozita në 5 pika kyçe të Tiranës, ndërsa në disa raste policia tentoi të shpërndajë protestuesit nga rruga me ujë dhe gaz lotsjellës
Por çfarë solli kjo protestë e rradhës së opozitës?
Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së, i ka drejtuar një thirrje Komisariatit nr6 të Policisë së Tiranës që të sillet si pjesë e Policisë së Shtetit dhe jo si një falangë kriminale.
“Po arrestohen protestuesit paqësorë. Ne u provokuam nga policia, pati dhunë joproporcionale. Hodhën ujë me spec, gaz lotsjellës, ndaj protestuesve, përfshi edhe ndaj të moshuarve”, tha Gjekmarkaj. Ai tha se policia shtyu deputetët, qytetarët.
Ai tha se shtyrjet ishin të forta, veçanërisht për gratë dhe të moshuarit. “Kjo polici po sillet si ajo e Adil Çarçanit në 1991”, tha Gjekmarkaj. Ai i ka drejtuar thirrje drejtuesve të Policisë që të mos provokojnë më tej situatën.
Gjekmarkaj tha se segmente të shoqërisë, madje edhe qytetarë që nuk janë anëtarë të PD-së, iu bashkuan protestën, bllokuan rrugën, për të zhbllokuar rotacionin politik në Shqipëri