Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK’së që sulmoi mediat – akuzon një pjesë të bordit se i bëri presion dhe e incizoi

by Nexhat

Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sulmoi dy media të Kosovës. Ai deklaron se “presioni publik” e ka “detyruar” të arsyetojë gabimin që ka bërë me botimin e lajmit të Slobodna Bosnës, duke përmendur AKI-në.

Sipas tij, “njerëz jemi dhe gabojmë”, dhe i njëjti akuzon anëtarë të Bordit që thotë se e thirrën mbi katër herë brenda pak orësh, si “para prokurorisë”.

banner

Ai ripërsëritë se “deklarata e tij ishte nën presion”.

Reagimi i tij i plotë:

Po vazhdon të diskutohet edhe më tej emri im dhe gabimi që tashmë është përmirësuar sipas rekomandimeve te KPM-së për lajmin e Slobodna Bosnës.

Po e përsëris, AKI nuk ma ka përgatitë e as derguar lajmin, sepse ai ka qenë i botuar në një medium tjetër dhe nëpër mediume tjera që nga mëngjesi, pra ka qene lajm publik.

Unë krenohem për bashkëpunimin me organet e sigurisë dhe intelegjences dhe këtë e kam bërë që nga fillet e mia në RTK-së dhe do ta vazhdoj kontributin tim!

Presioni publik më ka detyruar që ta arsyetoj gabimin që e kam bërë duke përmendur AKI-në dhe kam kërkuar dhe ripërsëris kërkimfaljen.

Njerëz jemi dhe gabojmë, e si te mos gabohet kur thirresh nga nje pjese e Bordit, mbi kater here brenda pak oresh, si para Prokurorise, per nje ceshtje qe baze ka patur parimin e citimit, e tani e gjitha po del se ai presion mbi mua paska qene qe te regjistrohet pa autorizim nje deklarate e imja nen presion.

Keso lloj leshimesh qe i ka theksuar KPM, publikime te lajmeve te huazuara nga mediumet tjera ndodhin cdo ditë edhe ne mediumet e tjera, por nuk behen teme diskutimi me muaj te tere.

E kuptoj parafushaten e hershme, por mbi fushatat dhe partitë është ruajtja e vendit nga sulmet hibride qe ka bere dhe po i ben Serbia e Vucicit.

Uroj qe po si une ne rastet e mehershme qe i kam permendur ne pergjimin e paautorizuar, njejte edhe mediumet tjera do te bashkepunojne me organet e intelegjences, asnjehere per vete, gjithmone per te miren e atdheut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy