Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të plaket.
Ylli portugez po vazhdon të bëjë performancë të jashtëzakonshme me ekipin e tij, Al-Nassr, por edhe me Kombëtaren portugeze.
39 vjeçari e realizoi së fundmi golin e 913-të në karrierë dhe tash i nevojiten vetëm edhe 87 gola për ta kapur shifrën e 1000 golave,
Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit u bë njëherësh futbollisti i parë në histori që shënon gola kundër 200 ekipeve të ndryshme, sipas Institutit për Histori dhe Statistika të Futbollit – IFFHS.
Ronaldo po vazhdon ta festojë me pasion si në lule të rinisë çdo gol që e shënon.
Atij i ka rënë të festojë goxha shpesh pasi i ka mbushur 30 vjet, që nënkupton se po i përshtatet thënies së verës: sa më i vjetër, aq më i mirë.
Pasi i mbushi 30 vjet, CR7 i ka realizuar 500 gola & asistime.
Sa i përket vitit 2024, pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve i ka zhvilluar 49 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 40 gola dhe i ka bërë 7 asistime.
“Fokusi im i parë dhe i fundit është te fitorja. Golat vijnë pas punës në ekip dhe fokusi im është gjithmonë te shënimi dhe te fitorja. Nëse skuadra fiton, jam i lumtur dhe fitoren pastaj ua dedikoj tifozëve, klubit dhe tifozëve të Ronaldos”, u shpreh përfaqësuesi portugez.
Ronaldos i kanë mbetur edhe tri dëshira/synime në karrierë: të luajë së bashku me të birin e tij, Cristiano Junior, të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 me Portugalinë dhe ta arrijë shifrën e 1000 golave në karrierë