Driloni dhe Sara e kanë vazhduar diskutimin për bisedën e bujshme që pati ai me Edin, që u diskutua gjerësisht edhe në ‘prime’.
Sara ishte shprehur e indinjuar se pse nuk kishte reaguar për mënyrën se si ishte shprehur për të.
Ai i tha se nuk beson që termin ofendues e ka pasur për atë ose për ndonjë banore tjetër.
Mes një diskutimi e sipër dhe për tema të tjera, Driloni la të nënkuptuar që produksioni po e do atë dhe Sarën bashkë
“Ata po dojnë, ti e din [me na pa bashkë] e për mu ka arsye se e di edhe shumë sende që na i kanë bo, na nuk jemi bashku, e na thirrën atje [te dhoma e rrëfimit] na nuk jemi bashku, masi kemi fol këtu, e treguan këtë ndodhi [i referohet bisedës me Edin] se e dimë që dikur ja nisim me fol për këtë temë”, i tha ai Sarës
Kjo bisedë me Sarën bëri të nënkuptonte që ai ka presion nga brenda që të nisë romancë me aktoren. Kjo nuk është hera e parë që Driloni ka bërë një deklaratë të këtij lloji; pasi edhe gjatë një bisede me Edin, i pati thënë se ishte thirrur në dhomën e rrëfimit pikërisht për këtë arsye.
Driloni, gjithashtu i tha Sarës sonte se nëse do t’i pëlqente dikush nuk do të ngutej për t’u bërë bashkë me dikë, pasi nuk do që ta lëndojë atë apo edhe dikë tjetër.