Këtë të martë u zhvilluan disa nga ndeshjet e xhiros së pestë të Champions League
Bayern mundi 1-0 PSG-në në shtëpi. Kim nderoi bavarezët, ndërsa kampionët e Francës luajtën për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Dembele
Barcelona kaloi pa probleme pengësen e Brest, teksa i mposhti me shifrat 3-0. Dopieta e Leva-s dhe goli i Olmos siguruan këtë sukses me peshë për katalanasit
Interi bëri detyrën ndaj Leipzig, me sfidën që përfundoi 1-0. Dështon Manchester City, që nuk shkon më shumë se barazimi 3-3 me Fejnord.
Arsenal dhe Atalanta argëtohen në këtë kompeticion, duke fituar respektivisht 1-5 dhe 1-5 ndaj Sporting dhe Jang Bojs.
Milan fitoi 2-3 në Sllovaki ndaj Slovan Bratislavës, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Atletico Madrid triumfoi 0-6 ndaj Spartës së Pragës, në një sfidë ku dominuan totalisht. Të mërkuren janë në program, ndeshje të tjera.