22
Mbrëmë (e martë) u organizua një festë me muzikë në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP.
Banorët u argëtuan tejet shumë me njëri-tjetrin, derisa kërcyen e qenë në humor të mirë.
Këngëtarja Drenusha Latifi në një moment e ftoi për kërcim boksierin Drilon Rama.
Ajo vazhdoi të vallëzonte e t’i bënte disa lëvizje provokuese saqë e vuri edhe në siklet atë
“Sa i ftohtë”, i tha ajo në një moment.
Driloni nga ana tjetër ia ktheu: “Jam duke e mbajtur pijen, mos mi çoni duart lart”.
I njëjti duket se nuk dëshiron të ketë shumë afrimitet me vajzat, pasi edhe gjithë këtë kohë ka qenë më i distancuar