Dugolli i VV-së thotë se draft-statuti për Asociacionin nuk është obligim ligjor

by Nexhat

Deputeti i Vetëvendosjes i është kundërpërgjigjur Bashkimit Evropian i cili ka thënë se themelimi i Asociacionit mbi propozimin Evropian të draft-statutit të Asociacionit është obligim ligjor. Sipas deputetit Dugolli drafti Evropian nuk është obligim ligjor për Qeverinë, siç thotë, obligim ligjor është zbatimi i marrëveshjes në tërësi.

‘’Gjithmonë është thënë se Kosova duhet ta hartoj draft-statutin e Asociacionit. Ne i kemi dhënë vërejtjet tona sa i takon draftin Evropian. Është e drejtë e patjetërsueshme që Kosova ta hartojë draftn dhe pastaj të ecët përpara me zbatimin e marrëveshjes. Nuk është obligim ligjor drafti Evropian nëse tentohet të shkëputet diçka nga marrëveshja. Ose kemi marrëveshje, ose nuk kemi. Nuk mund të shkëputen pika të caktuara nga marrëveshja e të flitet me pastaj se është obligim. Obligim është marrëveshja në tërësi për të cilën ne kemi thënë se duhet të nënshkruhet”, tha Dugolli për rtv21.

banner

Në anën tjetër Bashkimi Evropian ditë i ka bërë thirrje të ecë përpara me themelimin e Asociacionit.

“Na vjen keq që një vit pasi palët miratuan dokumentin në parim, nuk u bë asnjë përparim në krijimin e tij në përputhje me Draft Statutin Evropian. Në përputhje me riangazhimin e saj zyrtar ndaj Dialogut dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut të 20 shtatorit 2024, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të ecë përpara me themelimin e saj pa vonesa të mëtejshme.”, thuhej në deklaratën e BE-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy