Fabrika e parë në Kosovë për prodhimin e municionit, Maqedonci: Prodhimet do të bëhen sipas standardeve të NATO-s

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje për krijimin e fabrikës së parë në Kosovë për prodhimin e municionit.

Maqedonci në një konferencë për media ka thënë që së shpejti do të finalizojnë kontratën për hapjen e fabrikës,

banner

“Ne po fillojmë një epoke të re për kompletimin dhe përmbylljen e sistemit të infrastrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë, duke tentuar të krijojmë qëndrueshmëri edhe sa i përket prodhimit të municionit. Komisioni do të hulumtoj, do negociojë për fabrikën e prodhimit të municionit. Ne kemi zhvilluar komunikim, jemi koordinuar me miqtë tanë, jemi në kontakt dhe kemi pranuar një raport fizibiliteti nga Turqia. Jemi në fazën e finalizimit të këtij projekt”, tha ai.

Ministri gjithashtu tha se “Sot më shumë se kurrë, ka nevojë për plotësimin e stogjeve për krijimin e municionit dhe armët duke pasur parasysh sfidat qe po përballet bota, dhe veçanërisht rajoni ynë”.

Maqedonci para mediave njoftoi se do të krijohet edhe një laborator, ku do të shohin mundësitë për krijimin e fluturakëve pa pilotë.

Tutje ai shtoi se “asnjë hap nuk e ndërmarrim pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtar respektivisht me SHBA-të, që është partneri ynë strategjik në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë. Fabrika e municionit është projekt i qeverisë dhe nuk ndërhynë në projektin e tranzicionit të FSK-së”.

“Hapja e fabrikës shtetërore të municionit do t’i kontribuojë qëndrueshmërisë logjistike jo vetëm për ministrinë e mbrojtjes por edhe ministritë e tjera që kanë në posedim armatim. Ne në diskutime jemi fokusuar që prodhimet të bëhen sipas standardeve të NATO-së. Përveç Turqisë ne do të vazhdojmë të diskutojmë edhe me shtetet tjera mundësitë e prodhimit të komponentëve të ndryshëm të armatimit”, nënvizoi ai

Ai theksoi se janë duke garantuar qëndrueshmëri për të gjithë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy