Disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah, edhe Hamasi ka shprehur gatishmërinë për ndaljen e luftimeve në Gaza me shtetin hebre.
Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare brenga grupit palestinez, i cili shprehet se është gati për armëpushim.
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut hyri në fuqi mëngjesin e së mërkurës, pasi të dy palët pranuan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.
Marrëveshja ofron një mundësi për t’i dhënë fund një konflikti që ka shkaktuar mijëra të vrarë që nga rindezja e luftimeve pas fillimit të luftës në Gazë një vit më parë.
Qeveria izraelite votoi 10-1 në favor të këtij armëpushimi, teksa kryeministri Netanjahu deklaroi se ajo do të qëndrojë në fuqi, në varësi të sjelljes së Hezbollahut.