Kërcënohen me bombë të emëruarit për kabinetin e Trumpit

by Nexhat

Disa nga të emëruarit për kabinetin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, kanë qenë subjekt i “kërcënimeve të dhunshme”, përfshirë kërcënime me bombë, sipas një deklarate të lëshuar nga një zëdhënëse e republikanit

Kërcënimet, të cilat përfshinin edhe njoftime të rreme për krime, u regjistruan në mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurës, shkruan cnn.

banner

Zëdhënësja Karoline Leavitt theksoi se organet e zbatimit të ligjit reaguan menjëherë për të siguruar individët që ishin vënë në shënjestër, por ajo nuk dha detaje specifike për identitetin e personave të kërcënuar apo natyrën e kërcënimeve

Ndërkohë, Byroja Federale e Hetimeve dhe Departamenti i Drejtësisë ende nuk kanë dhënë koment për këtë incident.

Një nga mënyrat e përdorura për të nxitë kërcënimet ka qenë dërgimi i njoftimeve të rreme për një krim të supozuar në adresa të caktuara, me qëllimin për të provokuar reagime të ashpra dhe të armatosura nga autoritetet ndaj shtëpive të individëve të veçantë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy