Kurti i bën publicitet vendimit për fabrikën e municionit, Maqedonci, Sveçla, Murati e Hajdari pjesë e komisionit

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar vendimin për Themelimin e Komisionit ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Kosovë.

Pjesë e këtij komisioni do të jetë ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ministri i Financave Hekuran Murati dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.

banner

“Ditën e Forcës së Kosovës po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm dhe një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë sonë.  Komisioni ndërministror i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe ministri i Punëve të Brendshme, do të nisë procedurat e nevojshme për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorin mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës. Gëzuar Ditën e Forcës!”, ka shkruar Kurti./Express/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy