“Me pas dalë sot me i pre shiritat, kisha thanë bravo – tendencë me i ushqy militantët” – Bilall Sherifi për deklarimet e Kurtit për municion e dronë

by Nexhat

Sot, në “Ditën e Forcës”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se ka nënshkruar një vendim për themelimin e komisionit me qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

Këtë deklaratë të kryeministrit e komentoi sonte në Pressing në T7 Bilall Sherifi nga partia Nisma, duke thënë se Kurti në fund të mandatit e lansoi vetëm idenë.

banner

“Me pas dalë aty sot me i pre shiritat i kisha thanë bravo, por kjo tash në fund të mandatit po e lanson vetëm idenë, nuk u kuptua a do jetë ndërmarrje private a do ta ndërtojë shteti…”, tha Sherifi në Pressing, .

Tutje, Sherifi tha se në kohën e skandaleve të qeverisë “kjo u bë me i ushqy militantët”.

“Nga krejt kjo del një tendencë për me i ushqy pak militantët me material për t’u përballë më këtë furinë opozitare në të gjitha anët. Krejt kjo shkon në funksion të nxjerrjes në plan të dytë të gjitha aferat e korrupsionit që kanë fillu të shpërfaqin fytyrën e vertetë të kësaj qeverie”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy