Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Kolumbi, për çka tha se hapjen e saj e dakordoi me Presidentin e këtij shteti para 2 vitesh.
Presidentja tha se “rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike”.
Osmani në postimin e saj, u shpreh “nga diskutimi e dakordimi me Presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro para saktësisht dy viteve, në një realitet sot në Bogota – Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmë i hapi dyert e saj në mes miqsh e partnerësh”.
“Punë të mira na presin, komunikim i rregullt, si dhe bashkëpunim në dobi të shtetit tonë. Rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike”, shtoi ajo.
Postimi i plotë: