Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, në darkën e të nominuarve është pyetur për ngacmimet ndaj vajzave në shtëpi.
“Pse të duket lojë t’i ngacmosh të gjitha femrat sidomos një fetar si ti?”, ishte pyetja që mori Burimi nga një prej banorëve teksa u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë qëllim të keq që t’i ngacmojë.
“Unë jam fetar dhe vetë jam person ‘funny’ edhe ndoshta e teproj me ngacmime por asjnëherë nuk e bëjë për me i lëndu dhe nuk i kam ditë limitet e vajzave dhe mbase e kam tepruar. Besoj që herave tjera do i ngacmoj ndryshe dhe deri në limitet e tyre”, u shpreh Burimi.
“Fenë e besoj dhe jam i kënaqur që besoj – fenë e mbaj për vete dhe nuk kam ardhur këtu që të tregoj se sa jam fetar por për të treguar Burimin e vërtetë”, tha Burimi.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
Burimi, mes tjerash, u shpreh se ka kërkuar falje ndaj vajzave që ka menduar se e ka tepruar me ngacmime teksa u shpreh se do të ndryshojë lojën tash e tutje.