Sali Berisha pritet nga demokratët në PD: U krye edhe kjo punë, piramida e mashtrimit mori sot goditjen më fatale

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha u kthye në selinë e partisë pas lirimit nga arresti shtëpiak.

“Të dashur miq, u krye edhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori sot goditjen më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe”, ishin fjalët e para të tij nga selia e PD-së, ku u prit nga demokratët

banner

Në selinë e PD kanë nisur festimet, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme e cila ia hoqi Berishës masën e arrestit në shtëpi.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme është përshëndetur nga eksponentë të shumtë të PD-së, të cilët thanë se kjo simbolizon vendosjen e drejtësisë në vend

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy