SPAK dhe GJKKO përplasen për lirimin e Sali Berishës, Prokuroria kundër vendimit: Do ta ankimojmë

by Nexhat

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë.

SPAK ka njoftuar se pasi të njihet me me vendimin e zbardhur të GJKKO, do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

banner

Prokuroria shtoi se ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy