Deda: Bashkimi kombëtar është i pamundur në këtë rend botëror

by Nexhat

Bashkimi shqiptar në një shtet është i pamundur, mirëpo mund të bëhet integrimi brenda shqiptar.

Kështu u shpreh opinionisti Ilir Deda në Rubikon të Klan Kosovës.

banner

“Ajo çka munden Kosova me Shqipërinë, është ta bëjnë integrimin brenda shqiptar. Kjo ka dallim të madh prej bashkimit. Por në realitet është një hapësirë, por këtë integrim tëndin nuk mund ta bësh pa një integrim më të gjerë rajonal. Dhe ato mekanizma për një kohë të gjatë, ne i kemi në dorë, por ja që s’po punohet në këtë drejtim. Ne si popull jemi ekspertë që t’i humbim mundësitë. Nuk po mësojmë nga e kaluara. Ne kemi raporte politike, dhe asnjë pjesëtar i popujve tjerë nuk e bëjnë këtë punë që të shtyhen mes vete publikisht. Nuk ka përplasje të tilla çfarë kemi pas viteve të fundit mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, sepse ti s’po merresh vesh. Popujt e tjerë nuk ia lejojnë këtë vetes. Ky është gabim shumë i madh”, deklaroi Deda.

“Integrimi politik, apo bashkimi në një shtet, në këtë rend botëror, është i pamundur, por integrimi është i mundur. Këtë integrim e përkrahë edhe bota perëndimore. Integrimi ndërmjet shqiptarëve nuk mund të ndodhë jashtë integrimit edhe me maqedonas, edhe me serbë, edhe me malazezë, edhe me boshnjakë. Ne jemi ky rajoni ku popujt kanë dëshirë që t’i kenë shtetet e tyre nacionale. Por ajo politikë e ka marrë përgjigjen e vet. Megjithatë, ti i ke instrumentet për të jetuar me një hapësirë me rregulla të njëjta, ku i zhduk barrierat që ekzistojnë mes jush”, u shpreh opinionisti Deda. /Klankosova.tv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy