Faton Shoshi flet në detaje se si mori fund bashkëpunimi me Era Istrefin

by jonzefaj

Ish-menaxheri i këngëtares së njohur Era Istrefi, Faton Shoshi, ka ndarë për herë të parë detaje mbi përfundimin e bashkëpunimit mes tyre, duke theksuar se ndarja ka qenë e qetë dhe pa asnjë konflikt.

Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Shoshi ka sqaruar se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar në mënyrë miqësore dhe profesionale.

banner

Sipas tij, Era Istrefi i ka ofruar Shoshit 20% të fitimeve nga këngët e përbashkëta si shenjë vlerësimi për punën e tij, një propozim që ai e ka refuzuar.

“Era më ofroi 20% të fitimeve përjetësisht, duke më thënë: ‘Unë e vlerësoj punën tënde dhe nuk e harroj kurrë.’ Madje, deshi ta formalizonte edhe me kontratë, por unë vendosa ta refuzoj, sepse u ndjeva i drejtë dhe i ndershëm në vendimin tim,” shprehet Shoshi.

Gjatë intervistës, ai e ka cilësuar këngëtaren si një artiste të përkushtuar dhe autentike, duke theksuar se Era gjithmonë ka pasur si prioritet cilësinë artistike dhe jo thjesht suksesin komercial:

“Era gjithmonë kërkon të gjejë veten në muzikën e saj, pa u fokusuar vetëm te klikimet apo fama.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy