Lionel Messi e ka shkruar emrin e tij në histori të Barcelonës.
Ylli argjentinas ka fituar gjithçka që është e mundshme me “Blaugrana”, ndërsa s’ka lënë rekord pa thyer në “Camp Nou”,
E në pamundësi për të qenë prezent në ditëlindjen e 125-të të gjigantit katalunas, tetë herë fituesi i Topit të Artë e ka dërguar një mesazh emocionues në drejtim të klubit dhe të tifozëve.
“Dua ta uroj Barçën për 125 vjetorin e saj. Është një krenari e madhe për mua të jem pjesë e saj dhe po ashtu një tifoz i Barcelonës. Është një klub special, ndryshe nga të tjerët, isha me fat që Zoti më çoi në këtë vend dhe që e kalova krejt jetën time në këtë klub të mrekullueshëm”, shkroi futbollisti i Inter Miamit, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi pikërisht në Barcelonë.
Fillimisht spekulohej se Messi do të jetë prezent në gala mbrëmjen që do ta organizojë Barça, por që një gjë e tillë fatkeqësisht nuk do të ndodhë, prandaj edhe kampioni i botës vendosi ta shkruante këtë mesazh.