Lojtarët e Real Madridit duken të panjohur në fillim të këtij sezoni dhe një nga arsyet për këtë është numri i madh i lojtarëve të lënduar.
Në humbjen e mbrëmshme ndaj Liverpoolit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, në listën e të lënduarve është shtuar edhe një lojtar tjetër
Bëhet fjalë për mesfushorin francez Eduardo Camavinga, i cili i është shtuar infermierisë së Real Madridit
Camavinga duhej të largohej nga fusha e Anfield në minutën e 56-të për shkak të një dëmtimi në ijë dhe mjekët e klubit madrilen vendosën se ai do të duhej të pushonte për tre javë.
Kështu, mesfushori francez u bë kështu lojtari i shtatë i ekipit të parë të Real Madridit që është jashtë fushave shkaku i lëndimit.
Dani Carvajal, David Alaba, Aurelien Tchouameni, Eder Militao, Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior janë në listën e lojtarëve që trajneri Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë